Sport

Bolt në Botëror do të vrapojë në 100 dhe 4x100 metra

Usain Bolt ka konfirmuar se do të vrapojë në 100 metra dhe 4x100 metra në Kampionatin Botëror në Londër në gusht, në garën e tij të fundit para pensionimit, shkruan sot Koha Ditore.

Bolt, medalist i tetëfishtë i artë olimpik dhe një ikonë e botës së sportit, ka pasur një prej karrierave më të shkëlqyera në histori të atletikës.

"Synimi im është të fitoj në Londër. Dua të tërhiqem nga sporti me fitore", ka thënë xhamajkani 30-vjeçar të mërkurën.

Kampionati Botëror i atletikës do të fillojë më 4 gusht dhe do të mbarojë më 13 gusht.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

.