Sport

Bolt e mbyll karrierën me lëndim në garën e fundit

Usain Bolt sot i ka dhënë fund karrierës së tij në garat e Atletikës, por jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

BBC raporton se Bolt u lëndua në garën 4x100 metra stafetë, garë në të cilën Britania e Madhe fitoi të artën në Kampionatin Botëror që po mbahet në Londër, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se Bolt përfundon karrierën me 11 medalje të arta të fituara në Botëror, e tetë medalje të arta olimpike.