Boksieri amerikan Devin Haney ka mbrojtur të katër titujt e mëdhenj të botës në kategorinë e lehtë në boks, duke triumfuar ngushtë me vendim të gjyqtarëvendaj superyllit ukrainas Vasyl Lomachenko.
Vendimi i gjyqtarëve është kontestuar nga shumë ekspertë të boksit, duke e parë Lomachenkon fitues të duelit të zhvilluar të shtunën mbrëma në “MGM Grand” të Las Vegasit.
Të tre anëtarët e jurisë i dhanë fitoren Haneyt. Dy prej tyre me rezultatin 115:113 dhe njëri me rezultat 116:112. Haney 24-vjeçar ka mbajtur në pronë titujt IBF, WBA, WBO dhe WBC. Për të ishte fitorja e 30-të në po aq meçe, prej tyre 15 me nokaut.
Lomachenko ndërkohë ka pësuar humbjen e tretë karshi 17 fitoreve në boks profesionist. Disa çaste pasi u kumtua vendimi i gjyqtarëve Lomachenko shpërtheu në lot, i pakënaqur me vendimin.
LOMA HAS HANEY HURT. #HaneyLoma pic.twitter.com/dKTLb7ot0o
— Top Rank Boxing (@trboxing) May 21, 2023