Boksieri amerikan Devin Haney ka mbrojtur titujt e botës në peshën e lehtë në versionet IBF, WBA, WBC e WBO, të dielën në Melbourne të Australisë.
Haney mposhti edhe në revansh australianin George Kambosos Jr. Triumfoi me vendim unanim pas 12 rundeve.
Dy anëtarë të jurisë e vlerësuan luftën 118:110, ndërsa një tjetër 119:109 në favor të amerikanit.
Për Haneyn është fitorja e 29-të nga po aq meçe, 15 i ka me nokaut.
Kombosos pësoi humbjen e dytë karshi 20 fitoreve.
Artikuj të ngjashëm