Ish-kampioni i botës në peshën super të mesme në boks, Caleb Plant, ka shënuar një fitore impresive, me një nokaut që mund të jetë kandidat për nokaut të vitit.
Plant nokautoi në rundin e nëntë amerikanin Anthony Dirrell me një aperkat të fuqishëm, në meçin e të shtunës mbrëma të mbajtur në New York.
Për Plantin 30-vjeçar është fitorja e 22-të në boksin profesionist, e 13 me nokaut.
Është meçi i tij i parë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur ishte mposhtur nga Saul (Canelo) Alvarez në duelin për unifikim të katër titujve të mëdhenj në boks profesionist në kategorinë super të mesme.
Dirrell ndërkohë pësoi humbjen e tretë karshi 34 fitoreve e dy barazimeve.
Artikuj të ngjashëm