Sport

Bislimi i gëzuar me debutimin te Kosova

Mesfushori Uran Bislimi është ndarë i kënaqur me debutimin e tij te Përfaqësuesja e Kosovës.

Bislimi, i cili është pjesë e skuadrës së Luganos, ishte titullar te Kosova në miqësoren ndaj Armenisë që përfundoi 2:2. Bislimi u aktivizua deri në minutën e 65-të në këtë ndeshje dhe tha se pati një paraqitje të mirë.

Ai shtoi se edhe Kosova luajti mirë, ndonëse bëri disa gabime që nuk duhej t’i bënte.

“Jam i kënaqur me paraqitjen time të parë të Kosovës. Ishte një lojë e mirë dhe paraqitje e mirë në përgjithësi e ekipit. Jam i kënaqur me paraqitjen time dhe shumë krenar që e përfaqësoj Kosovën. Nuk ishte lehtë për shkak se jemi ekip i ri dhe ndodhën disa gabime, të cilat besoj se do t’i përmirësojmë për të ardhmen”, shtoi Bislimi.