Mesfushori Uran Bislimi realizoi gol të bukur në fitoren 4:2 të Luganos ndaj Servettes.
Ndeshja e së dielës mbrëma ishte e vlefshme për xhiron e 17-të të Superligës së Zvicrës.
Bislimi shënoi në minutën e 24-t për 3:0, me gjuajtje nga distanca.
Amir Shaipi në portë dhe Bislimi startuan te Lugano. Ishin prej më të mirëve.
Lugano është në vendin e gjashtë me 27 pikë. Servette i kia 19 në vendin e nëntë.
Po të dielën Baseli luajti pa gola me Lausannen. Lausannes në minutën e 59-të iu përjashtua një lojtar e në minutën e 95-të edhe një tjetër.
Xherdan Shaqiri u la të pushojë dhe nuk startoi. Ai megjithatë luajti prej minutës së 63-të, por pa siguruar fitore për Baselin.
Albian Ajeti startoi te Baseli dhe luajti deri në minutën e 82-të. Alban Ajdini u aktivizua fare në fund te Lausanne.
Baseli është i katërti me 28 pikë, gjashtë më pak se Thuni i vendit të parë. Lausanne mban vendin e tetë me 21 pikë.