Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Biliqi merr drejtimin e Watfordit

Slaven Biliq - Watford

Kroati Slaven Biliq është emëruar trajneri i skuadrës së Watfordit, që bën gara në Championshipin e Anglisë. Watfordi të hënën ka konfirmuar angazhimin e Biliqit, i cili ka firmosur kontratë për 18 muaj.

Ai në këtë post të trajnerit zëvendëson Rob Edwardsin tashmë të larguar.

“Me të gjitha vendimet e marra nga bordi i klubit, mendoj se ndërrimi i trajnerit është më i miri për interesin e Watfordit”, ka thënë pronari i klubit, Gino Pozzo. Ish-futbollisti kroat në edicionin 2019/20 ka punuar në Angli duke e kthyer West Bromwichin në Premier League. Ai gjithashtu ka punuar si trajner edhe në Premier League, duke e udhëhequr West Ham Unitedin.

Artikuj të ngjashëm