Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Watfordi shkarkon trajnerin

Watfordi ka shkarkuar trajnerin Xisco Munoz pas më pak se 10 muajsh në krye.

Spanjolli zëvendësoi Vladimir Iviqin në dhjetor 2020 dhe e udhëhoqi klubin drejt promovimit nga Championship sezonin e kaluar.

Watfordi ka shtatë pikë nga shtatë ndeshjet e tyre të para në Premier League, me ndeshjen e fundit të Munoz, një humbje kundër Leeds në “Elland Road” të shtunën. Mban pozitën e 14-të në tabelë.

Gjithashtu, Watfordi u eliminua në raundin e tretë të Carabao Cup nga Stoke City.

Claudio Ranieri është emri më i përfolur për t'u emëruar si pasues i Munozit. 

Artikuj të ngjashëm