Veton Berisha i ka realizuar dy gola për Vikingun sot në barazimin 2:2 me Aalesundin, në xhiron e 13-të të elitës së Norvegjisë në futboll.
Berisha i realizoi dy golat në pjesën e parë. Të parin e realizoi në minutën e 24-të, e të dytin nga penalltia në minutën e 41-të. Ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërsa luajti tërë ndeshjen. Për Vikingun tërë ndeshjen luajti edhe Ylldren Ibrahimaj, ndërsa Zymer Bytyqi luajti 67 minuta. Bytyqi asistoi golin e parë të Berishës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha ka arritur në shifrën e pesë golave në 13 ndeshje në elitën norvegjeze. Po ashtu i ka edhe tri asistime.