Veton Berisha ka shënuar golin e vetëm në humbjen 2:1 që Vikingu e pësoi në shtëpi nga Kristiansundi, në xhiron e 12-të të elitës së futbollit norvegjez.
Berisha realizoi golin për 1:0 në minutën e 12-të. Berisha luajti tërë ndeshjen, ndërsa 75 minuta luajti Ylldren Ibrahimaj. Për Kristiansundin luajti 82 minuta Liridon Kalludra.
Berisha ka realizuar tre gola dhe i ka asistuar edhe tri tjerë në 12 ndeshje në elitën e Norvegjisë.
Artikuj të ngjashëm