Futbollistët shqiptarë ia kanë siguruar një pikë Vikingut në përballje me Stabaekun. Ndeshja e së dielës mbrëma përfundoi 3:3 ndërsa i takoi xhiros së 14-të të kampionatit të Norvegjisë.
Veton Berisha ka shënuar dy gola për Vikingun, ndërsa Zymer Bytyqi realizoi një gol tjetër për këtë skuadër. Berisha shënoi golin e parë në minutën e 42-të. Bytyqi barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 53-të.
Prapë Veton Berisha realizoi, nga penalltia në minutën e 58-të. Ai e siguroi vet penalltinë, ndërsa ekipin kundërshtar vlerësoi se ajo nuk ekzistoi. Por skuadra e Stabaekut shënoi golin e barazimit në minutën e 81-të. Golin e parë Berisha e shënoi nga afërsia. Bytyqi ndërkohë shënoi gol të bukur me goditje mjeshtërore nga rreth 18 metra largësi. Veton Berisha po kalon formë të lartë. Ka realizuar pesë gola në tri takimet e fundit. Gjithsej këtë edicion i ka shtatë gola në 14 paraqitje.
“Paraqitja e tij si sulmues është shumë e mirë. Ai punon shumë, është i mirë në lëvizje dhe është shumë i qetë në momente vendimtare. Ka shënuar shumë gola në ndeshjet e fundit”, ka thënë trajneri i Vikingut, Bjarne Bernetson për Veton Berishën. Ai është vëllai i Valon Berishës, reprezentuesit të Kosovës. Vetoni ka disa paraqitje për Norvegjinë. Ndërkohë Zymer Bytyqi i ka tri gola e katër asistime. Për Vikingun luajti edhe Ylldren Ibrahimaj.
Edhe
Berisha e Bytyqi shënojnë në barazimin e Vikingut