Veton Berisha është kthyer me sukses nga lëndimi që e la jashtë fushës në tri ndeshjet e kaluara.
Të dielën, Berisha shënoi gol për Molden që fitoi 2:0 ndaj Brannit. Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të elitës së Norvegjisë. Berisha në lojë hyri në minutën e 66-të, ndërsa shënoi për 2:0 në mnutën e 95-të. Për sulmuesin 29-vjeçar është goli i parë këtë edicion.
Sulmuesi kohëpaskohshëm i Norvegjisë ka edhe dy asistime në nëntë paraqitje. Molde është e pesta me 23 pikë.
C’est terminé !
— Nordisk Norvège ?? (@NordiskNorvege) July 9, 2023
Molde s’impose 2-0 face à Brann sur un but de Veton Berisha qui ouvre enfin son compteur cette saison en Eliteserien !?? pic.twitter.com/bGGWjAa8vl