Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha asiston në golin e fitores së Moldes

Sulmuesi Veton Berisha e ka kompletuar ndeshjen për Molden dhe ka bërë asistim vendimtar në fitoren e skuadrës norvegjeze.

Molde e fitoi 2:1 ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Konferencës ndaj Club Brugges. Halldor Stenevik shënoi për 1:0 në minutën e 43-të, ndërsa në minutën e 84-t, shifrat nga penalltia i barazoi Maxim De Cuyper.

Por ishte Berisha që asistoi në minutën e dytë të kohës shtesë për Fredrik Gulbrandsenin, që shënoi për 2:1.

Ndeshja kthyese në Belgjikë zhvillohet pas një jave.

Ajaxi dhe Aston Villa barazuan pa gola në ndeshjen e parë. Tek Ajaxi në portë ishte Diant Ramaj.

Ndërkohë, Maccabi Tel Avivi e fitoi 4:1 ndeshjen e parë të kësaj faze të garës, në udhëtim tek Olympiacosi.