Veton Berisha dhe skuadra e tij Molde të enjten mbrëma luajtën kundër Legias së Varshavës, anëtar i së cilës skuadër është Qëndrim Zyba.
Por në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Konferencës, fitues doli Molde norvegjez, që fitoi në shtëpi me rezultatin 3:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyba ishte titullar dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, kurse Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të. Për ish-mesfushorin e Ballkanit dhe Prishtinës, Zybën, ishte ndeshja e dytë zyrtare me Legian.
Fredrik Gulbrandsen shënoi dy golat e parë për Molden në minutën e 12-të dhe të 19-të, kurse Markus Andre Kaasa, realizoi për rezultatin 3:0 në pjesën e parë.
Josue në minutën e 64-t dhe Rafal Augustyniak në minutën e 71-të, realizuan për skuadrën polake.
Dueli kthyes do të zhvillohet pas një jave në Poloni.
Ndeshjet e para të kësaj faze të Ligës së Konferencës që u zhvilluan nga ora 18:45, i fituan edhe Olympiacosi e Sturm Grazi.
Olympiacosi mposhti Ferencvaroshin 1:0, kurse Sturm Grazi fitoi ndaj Slovan Bratislavas, 4:1.
Royale Unioni dhe Eintracht Frankfurti luajtën baras, 2:2.