Veton Berisha sërish është shënuar në listën e realizatorëve sërish në Eliteserien norvegjeze. Berisha, të dielën me ekipin e tij Vikingun, mposhti Rosenborgun 3:0, në xhiron e 24-tërt. Sulmuesi 26-vjeçar e realizoi golin e parë për ekipin e tij në këtë ndeshje në minutën e nëntë nga 11 metërshi.
Për të ishte goli i 12-të sezonal pas 24 ndeshjeve, derisa i ka edhe pesë asistime. Dy golat tjerë u shënuan në minutën e 20-të nga de Lanlay, si dhe Vevatne, tre minuta para fundit të pjesës së parë. Berisha luajti për 76 minuta.
Pjesë e Vikingut janë edhe shqiptarët tjerë Ylldren Ibrahimaj dhe Zymer Bytyqi, dhe ishin po ashtu titullar në këtë duel. Si Ibrahimaj ashtu edhe Bytyqi, u zëvendësuan në minutën e 87-të.