Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Veton Berisha dhuron tjetër paraqitje fantastike me Vikingun

Veton Berisha ka dhuruar një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme për Vikingun në Norvegji. Berisha i siguroi fitoren ekipit të tij me dy gola kundër Sandefjordit, ndeshja e cila përfundoi me rezultat 2:1.

Pavarësisht se Vikingu ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 19-të, nuk e ndali shpërthimin e 27-vjeçarit.

Berisha shënoi në minutat 49-të dhe 78-të dhe mbajti gjallë shpresat e ekipit të tij për titullin kampion, ose minimalisht kualifikimin në Evropës.

Dygolëshi i sotëm çon në 15 numrin total të golave të shënuar këtë sezon në Eliteserien nga Berisha. Vetëm Omoijuanfo (21) i Moldes dhe Olsen (18) i Lillestromit kanë më shumë.

Pas 21 ndeshjeve, Vikingu ka 35 pikë në vendin e pestë. Është dy pikë larg vendit të tretë që të dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës dhe gjashtë pikë larg vendit të para që mbahet nga Bodo/Glimt.

https://www.eurosport.no/fotball/eliteserien/2020/viking-vs.-sandefjord-fotball-medium_vid1552659/video.shtml