Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha pritet të jetë gati për fillim të kampionatit

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha pritet të jetë gati për Lazion që nga ndeshja e parë kampionale në Itali.

Lazio ndeshjen e parë e luan në Romë kundër Napolit më 18 gusht. Berisha është duke u stërvitur i diferencuar nga grupi për shkak të problemeve me muskuj. Por te Lazio presin kthimin e shpejtë të tij, përcjell Koha Ditore.

"Të gjithë lojtarët që kishin probleme po kthehen gradualisht. Edhe Berisha ka ecur përpara në rehabilitim dhe jemi të kënaqur", ka thënë doktori i Lazios, Fabio Rodia për "Style Channel".

Lëndim të lehtë ka edhe portieri shqiptar, Thomo Strakosha. Berisha 25-vjeçar te Lazio u transferua me bujë të madhe muajin e kaluar nga Red Bull Salzburgu për 7.5 milionë euro. Më herët ka bërë karrierë edhe te dy skuadrat norvegjeze, Viking dhe Egersunds.