Lazio raportohet se është duke e negociuar largimin e mesfushorit kosovar Valon Berisha drejt Fortuna Dusseldorfit.
26-vjeçari mund të largohet shpejt nga Olimpico, sipas “Tuttomercatowebit” që thotë se klubi tashmë ka nisur bisedimet me ekipin gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata e mesfushorit të Kosovës me Lazion skadon në qershor 2023, por ai fillimisht mund të largohet në formë huazimi me opsionin për blerje gjatë verës.
Dusseldorfi është aktualisht i 18-i në Bundesligë dhe po lufton për mbijetesë. Sipas “TMW-së”, marrëveshja mund të kompletohet për pak orë.
Berisha kaloi te LAzio nga Salzburgu në qershor të 2018-s dhe më parë kishte luajtur edhe te Vikingu në Norvegji. Në edicionin aktual është paraqitur tetë herë për klubin.