Veton Berisha ka nisur përgatitjet me skuadrën e Vikingut për sezonin e ri në elitën e futbollit të Norvegjisë. Por, e ardhmja e tij mbetet e hapur.
Ai mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar nga skuadra norvegjeze, ka raportuar të hënën “aftenbladet.no”.
Interesim për sulmuesin kosovar ka shprehur skuadra e Genoas në Serie A. 27-vjeçari edicionin e kaluar në 32 paraqitje në të gjitha garat shënoi 24 gola dhe asistoi shtatë herë. Me skuadrën e Vikingut, reprezentuesi i Norvegjisë ka kontratë deri në dhjetor të vitit 2024.