Veton Berisha nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga skuadra e Vikingut, raporton të dielën “dagsavisen.no”.
Për sulmuesin kosovar të Norvegjisë interesim ka shprehur së fundit klubi i Serie A, Genoa.
Por, në mediumet norvegjeze raportojnë se Berisha do të qëndrojë edhe më gjatë pjesë Vikingut, skuadër me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Edicionin që përfundoi në fund të vitit të kaluar, Berisha e mbylli me 22 gola në 28 ndeshje, ndërsa pati edhe 11 asistime.