Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha konfirmon qëndrimin te Vikingu

Përkundër ofertave të shumta, sulmuesi Veton Berisha ka vendosur që të mbetet pjesë e skuadrës së Vikingut edhe për sezonin e ri, i cili nis këtë vikend në Norvegji.

Berisha ka thënë se do t’i prijë sulmit të Vikingut dhe ka synim të luftojë për titullin e kampionit. Kohët e fundit, interesim të madh për Berishën kanë shprehur Molde dhe Hammarby, por Vikingu deri më tani u ka rezistuar të gjitha ofertat.

Afati kalimtar është i hapur deri më 1 prill, por Berisha nuk e ka ndërmend të largohet nga Vikingu, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të vitit 2024.

“Unë po ndihem mirë te Vikingu dhe jam gati për sezonin e ri. Asnjëherë nuk kam thënë se nuk jam i kënaqur dhe dua të largohem. Kam vendosur të mbetem këtu”, tha 27-vjeçari, i cili është kapiten i Vikingut.

Artikuj të ngjashëm