Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha largohet nga kampi i Norvegjisë

Veton Berisha nuk do të jetë pjesë e Norvegjisë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

Ai është detyruar të largohet nga kampio i përfaqësueses norvegjeze për shkak të lëndimit dhe nuk do të mund të luajë kundër Letonisë dhe Holandës.

Ndaj Letonisë, Norvegjia luan në shtëpi të shtunën, kurse tri ditë më vonë në Amsterdam ndaj Holandës.

27-vjeçari është duke kaluar formë të mirë me skuadrën e Vikingut në Norvegji duke shënuar 19 gola në 27 ndeshje.

Për Norvegjinë ka shënuar një gol në shtatë paraqitje që prej vitit 2016.

Artikuj të ngjashëm