Veton Berisha është në dyshim për të luajtur në vikend me skuadrën e Vikingut në elitën e futbollit norvegjez.
Berisha në ndeshjen e fundit kundër Sandefjordit pati telashe me lëndim, por nuk u zëvendësua për shkak se skuadra e tij i kishte përfunduar zëvendësimet.
Ai e kompletoi ndeshjen.
Vikingu të shtunën në orën 16:00 luan në udhëtim te Haugesundi në kuadër të xhiros së 11-të.
Sulmuesi 28-vjeçar të enjten ka stërvitur në palestër, por ka shpresën se do të luajë në vikend.
Berisha i ka luajtur të gjitha ndeshjet me Vikingun këtë edicion dhe ka shënuar tetë gola deri tani.