Sulmuesi kosovar, Veton Berisha, do t’i mungojë Vikingut në derbin e Norvegjisë. Ai ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër liderit, Lillestrom.
Ndeshja do të luhet të dielën dhe i takon elitës së futbollit norvegjez. Lillestromi është në vendin e parë me 30 pikë pas 13 ndeshjeve të luajtura. Vikingu ka një ndeshje më shumë dhe zë vendin e tretë me 22 pikë.
Siç raporton “Stavanger Aftenblad”, për shkak të lëndimit të këmbës, paraqitja e Berishës është në dyshim edhe më 17 korrik kundër Kristiansundit.
Kthimi i tij pritet të ndodhë më 21 korrik kur Vikingu luan ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës në Pragë kundër Spartakut të Pragës.
Me tetë gola të shënuar, Berisha është golashënuesi më i mirë i sezonit aktual në Norvegji. Ai ka kontribuuar edhe me pesë asistime në 12 ndeshje.