Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha kthehet në fundjavë, synon një rekord

Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i skuadrës së Vikingut në Norvegji, Veton Berisha, e ka lënë prapa lëndimin dhe pritet të jetë i gatshëm për skuadrën në fundjavë.

Berisha ishte i grumbulluar me Norvegjinë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit këtë muaj, por u largua nga kampi më herët për shkak të lëndimit që e pësoi në këmbë.

Megjithatë, sulmuesi 27-vjeçar do të jetë i gatshëm për duelin e së shtunës kundër Haugesundit në elitën e futbollit norvegjez. Berisha në edicionin e sivjetmë ka kaluar në formë tejet të mirë. Ka realizuar 19 gola dhe tani po e ndjek rekordin e Egil Ostenstadit që në vitin 1996 kishte shënuar 23 gola në total.

Deri në fund të kampionatit norvegjez kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar. Vikingu është i treti me 47 pikë, tetë më pak se lideri Bodo/Glimt.