Sulmuesi kosovar Veton Berisha luajti 45 minutat e pjesës së dytë të ndeshjes që skuadra e tij Hammarby e humbi 2:1, të dielën nga Elfsborgu.
Ai të hënën ka thënë se ka ndier dhimbje pas përfundimit të ndeshjes. Dhimbjet thotë se i ndien në shumicën e ndeshjeve. “Kam luajtur me dhimbje, por kjo është pjesë e futbollit. Nuk ka shumë ndeshje në një sezon ku nuk ndiej asgjë”, ka thënë Berisha për “fotballskanalen.se”.
Sulmuesi i Norvegjisë u transferua si perfocim i madh tek Hammarby nga Vikingu gjatë verës. Por ai ka shënuar vetëm katër gola në 12 paraqitje, ndërsa ka edhe një asistim në kampionatin e Suedisë. Me Hammarbyn, 28-vjeçari ka kontratë deri në fund të vitit 2026.