Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha i gatshëm për debutim te Hammarby

Veton Berisha ka besim se në fundjavë mund t’i luajë minutat e parë me fanellën e skuadrës së re, Hammarby.

Ai ka thënë se është i gatshëm të paraqitet për disa minuta në ndeshjen kundër Varnamos, në kuadër të xhiros së 16-të të elitës së futbollit kosovar.

Berisha te Hammarby u transferua javë më parë, ndërsa për shkak të lëndimit nuk ka mundur ta bëj debutimin.

“Unë do të thosha se jam një lojtar që motivohem nga ajo që ndodhë në tribuna. Dhe unë mendoj se kjo do të jetë shumë pozitive. Kur ka pasur shumë njerëz në stadiume në Norvegji, motivimi ka qenë më i madh. Kam parë incizime të shikuesve të Hammarbyt që kanë qenë fantastik. Mezi pres të debutoj para tyre. Do të përpiqem ta tregoj edhe në Suedi atë që kam treguar në Norvegji. Fizikisht jam shumë mirë dhe nëse shkon gjithçka sipas planit, do të kaloj disa minuta në fushë të dielën. Do të shohim si do të shkoj gjatë këtyre ditëve”, ka thënë Berisha për “fotballskanalen.se”.

Sulmuesi 28-vjeçar me Hammarbyn ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm