Karim Benzema do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin edhe për një vit, shkruajnë mediat në Spanjë.
Kontrata aktuale francezin i skadon në fund të këtij sezoni. Kurse me marrëveshjen e re, Benzema do të jetë pjesë e Realit deri në verën e vitit 2024.
Paraqitjet fantastike të 34-vjeçarit, sidomos në sezonin e kaluar ku Reali e fitojë Ligën e Kampionëve, kanë bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë të re.
Benzema do ta fitojë sonte “Topin e Artë” në ceremoninë që do të mbahet në Paris.