Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema do të mbetet te Real Madridi

Karim Benzema do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit. Sulmuesi francez nuk po e mendon largimin nga madrilenët dhe është i gatshëm të vazhdojë kontratën me klubin spanjoll.

34-vjeçarit kontrata aktuale i skadon në vitin 2023.

Francezi është një ndër lojtarët kryesorë këtë sezon te madrilenët.

Sulmuesi ka shënuar 24 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 28 ndeshje të luajtura.

Ai është pjesë e Real Madridit që nga viti 2009 kur u transferua nga Lyoni.

Artikuj të ngjashëm