Kapiteni Karim Benzema do ta rinovojë së shpejti kontratën me skuadrën e Real Madridit. “Marca” ka njoftuar të mërkurën se zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së francezit, do të bëhet brenda këtij muaji nga klubi madrilen.
Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Benzema do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2024. Ai do ta rinovojë kontratën për një vit, pasi aktualja i skadon në fund të këtij sezoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo34-vjeçari vlerësohet si lojtari më i rëndësishëm i Realit dhe do t’i prijë sulmit edhe edicionin tjetër. Ai ishte më i merituari për suksesin e Realit në sezonin e shkuar, ku krahas triumfit në La Liga e fitoi edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.
Këtë edicion, Benzema ka shënuar katër gola në shtatë paraqitje. Benzema është pjesë e Realit prej vitit 2009.