Futbollistet e Belgjikës kanë fituar me rezultat minimal 1:0 përballë Italisë, por u ka mjaftuar për të siguruar çerekfinalen e Evropianit që po mbahet në Angli.
Ndeshja i takoi Grupit D, ndërsa si e para e grupit në çerekfinale është Franca. Belgjika përfundoi në vendin e dytë me katër pikë, derisa Franca liderë me shtatë pikë. Për Italinë është hera e dytë rresht që eliminohet në fazën e grupeve nga Evropiani.
Tine De Caigny realizoi golin e vetëm në fitoren e blegeve. Ajo shënoi në minutën e 49-të.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e Grupit D në mes të Islandës dhe Francës përfundoi baras, 1:1.
Franca në çerekfinale do të përballet me Holandën, ndërsa Belgjika me Suedinë e Kosovare Asllanit.
Artikuj të ngjashëm