Futbollistet e Belgjikës me shumë vështirësi kanë fituar ndaj Portugalisë me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e fundit të Grupit B.
Megjithatë as Belgjika dhe as Portugalia nuk e siguruan pjesëmarrjen në çerekfinale të Kampionatit Evropian për futbolliste që po mbahet në Zvicër.
Vetëm dy pozitat e para në grup e sigurojnë avancimin në çerekfinale.
Belgjika përfundoi grupin në vendin e tretë me tri pikë. Portugalia u rendit e fundit me vetëm një pikë. Vendin e parë e mban Spanja me nëntë pikë. Italia është në pozitën e dytë me katër pikë.
Tessa Wullaert e kaloi në epërsi Belgjikën në minutën e tretë.
Portugalia shifrat i barazoi në minutën e 87-të me golin që e shënoi Telma Encarnacao.
Golin e fitores për Belgjikën e shënoi 36-vjeçarja Janice Cayman në minutën e 96-të.