Pas barazimit ndaj Maqedonisë së Veriut 1:1 në Shkup, Belgjika të hënën ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet e Kupës së Botës. Belgjika mposhti në shtëpi me vështirësi Uellsin me rezultat 4:3.
Ndeshja i takoi Grupit J.
Golat për Belgjikën i shënuan Romelu Lukaku në minutën e 15-të nga penalltia, Youri Tielemans në minutën e 19-të, Jeremy Doku në minutën e 27-të dhe Kevin De Bruyne në minutën e 88-të.
Për Uellsin realizuan Harry Wilson në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë, Sorba Thomas në minutën e 51-të dhe Brennann Johnson në minutën e 69-të.
Belgjika është e treta me katër pikë nga dy ndeshje, kurse Uellsi në vendin e dytë me shtatë pikë nga katër ndeshje. Katër ndeshje i ka luajtur edhe Maqedonia e Veriut, ndërsa është lidere me tetë pikë.
Kazakistani është i katërti me tri pikë, derisa Lihtenshtajni në vendin e fundit pa pikë.