Përfaqësuesja e Belgjikës në futboll ka shënuar fitore shumë të thellë 6:0 në shtëpi ndaj Kazakistanit. Kjo ndeshje i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Kevin De Bruyne e hapi serinë e golave në minutën e 42-të. Dy minuta më pas, Jeremy Doku, i dyfishoi shifrat.
Nicolas Raskin në minutën e 51-të e shënoi golin e tretë. Doku sërish në minutën e 60-të shënoi për 4:0.
Realizatori i golit të pesë ishte De Bruyne në minutën e 84-t.
Golin e fundit e shënoi Thomas Meunier në minutën e 87-të.
Belgjika është në Grupin J së bashku edhe me Maqedoninë e Veriut, Uellsin dhe Lihtenshtajnin. Grupit i prin Maqedonia e Veriut me 11 pikë. Belgjika është në vendin e dytë me dhjetë pikë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
-
7 shtator 2025 22:37
-
Shpërndaje në: