Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Belgjika fiton bindshëm, gati për Botëror

Belgjika

Përfaqësuesja e Belgjikës e ka fituar miqësoren e fundit para fillimit të Kupës së Botës që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Belgjika të shtunën pasdite e mposhti thellë Tunizinë me rezultatin 5:0.

Leandro Trossard e hapi serinë e golave në minutën e 28-të.

Golin e dytë e shënoi sulmuesi i Atalantas, Charles De Ketelaere, në minutën e 53-të.

Për 3:0 shënoi mesfushori i Napolit, Kevin De Bruyne, në minutën e 65-të.

Dodi Lukebakio e shënoi golin e katërt në minutën e 85-të, kurse dy minuta më pas, Nicolas Raskin e realizoi golin e fundit.

Belgjika e mposhti të martën edhe Kroacinë me rezultatin 2:0 në ndeshje miqësore.

Edhe Belgjika avancon me fitore të thellë ndaj Zelandës së Re Botërori 2026 Belgjika avancon me fitore të thellë ndaj Zelandës së Re

Belgjika në Botëror është në grupin G së bashku me Egjiptin, Iranin dhe Zelandën e Re.

Ndërkohë edhe Tunizia është pjesëmarrëse në Botërorin 2026. 

Tunizia është në Grupin F me Suedinë, Japoninë dhe Holandën.