Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore shumë e thellë e Belgjikës

Belgjika

Belgjika ka shënuar fitore shumë të thellë të enjten mbrëma. Belgët mposhtën 6:0 ausajderen e grupit J, Lihtenshtajnin. 

Belgjika shënoi një gol në pjesën e parë e pesë të tjerë në pjesën e dytë për fitoren e thellë. 

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Maxim De Cuyper në minutën e 29-të. 

Youri Tielemans 46’, 70’, Arthur Theate 60’, Kevin De Bruyne 62’ dhe Malick Fofana në minutën e 91-të shënuan pesë golat tjerë për belgët.

Për Belgjikën ishte ndeshja e tretë, ndërsa e katërta për Lihtenshtajnin. Belgjika ka shtatë pikë nga tri ndeshje, kurse Lihtenshtajni mbetet përfaqësuesja e vetme e grupit pa pikë.


Belgjika nuk lejon befasi

Belgjika ka arsyetuar epitetin e favorites përballë Lihtenshtajnit. Të enjten mbrëma gjatë 45 minutave të pjesës së parë, Belgjika shënoi një gol. 

Edhe Belgjika fiton bindshëm, gati për Botëror Botërori 2026 Belgjika fiton bindshëm, gati për Botëror

Golin e vetëm e shënoi Maxim De Cuyper në minutën e 29-të.

Ndeshja ndërmjet Lihtenshtajnit dhe Belgjikës i takon grupit J. 

Për Belkgikën është ndeshja e tretë, ndërsa e katërta për Lihtenshtajnin.