Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Franca fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Holandës

Franca fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Holandës

Franca ishte duke pësuar 2:1 pas pjesës së parë, por bëri rikthim të madh në pjesën e dytë për fitoren 5:2 ndaj Holandës. Me fitoren e së dielës në Basel, Franca siguroi vendin e parë në Grupin D të Evropianit të futbollisteve.

Në çerekfinale, Franca do të përballet me Gjermaninë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Franca e fitoi grupin me shtatë pikë, ndërsa avancon edhe kampionia në fuqi, Anglia, nga pozita e dytë.

Holanda dhe Uellsi eliminohen.

Angli në çerekfinale do të përballet me Suedinë.

Anglia fitoi 6:1 ndaj Uellsit dhe përfundoi garën në grup me gjashtë pikë. Holanda mbeti me tri dhe Uellsi e përfundoi Evropianin pa pikë.

Çerekfinalet e Evropianit të futbollisteve janë prej 16 deri më 19 korrik.