Belgjika ka shënuar fitoren e katërt në Grupin F kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Belgët të martën mbrëma fituan thellë ndaj Estonisë, 5:0.
Në pjesën e parë, vendësit krijuan epërsi 2:0.
Jan Vertonghen në minutën e katërt dhe Leandro Trossard në minutën e 18-të shënuan për epërsinë hershme.
Në minutën e 56-të dhe të 58-të, Romelu Lukaku shënoi dy gola për 4:0, kurse Charles De Ketelaere, vulosi rezultatin final të ndeshjes.
Edhe
Belgjika fiton grupin
Belgjika prinë në Grupin F me 13 pikë, aq sa ka edhe Austria në pozitën e dytë.
Estonia mbetet e fundit me një pikë, aq sa ka edhe Azerbajxhani në pozitën e parafundit.