Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belgjika fiton grupin

Përfaqësuesja e Belgjikës e ka fituar Grupin F kualifikues për “Euro 2024”, falë edhe Romelu Lukakut që në ndeshjen e fundit ishte i pandalshëm.

Belgët të dielën mbrëma mposhtën thellë 5:0 Azerbajxhanin që drejtohet nga ish-përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Lukaku realizoi katër gola, ndërsa një tjetër e realizoi Leandro Trossard.

Sulmuesi i Romës shënoi katër herë në pjesën e parë, në minutën e 17-të, të 26-të, të 30-të dhe të 37-të.

Vendësit që luajtën pa Eddy Israfilovin për shkak të ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 24-t, pësuan edhe një gol tjetër në minutën e 90-të.

Belgjika kualifikohet në Evropian me 20 pikë në tetë ndeshje.

Austria është skuadra tjetër që ka siguruar kualifikimin në këtë grup, me 19 pikë.

Suedia përfundon në vendin e tretë me 10 pikë, tri më shumë se Azerbajxhani dhe nëntë më shumë se Estonia e vendit të fundit.

Artikuj të ngjashëm