Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belgjika konfirmon biletën për “Euro 2024”

Belgjika ka mposhtur rivalin kryesor të grupit për ta pasur të garantuar paraqitjen në Evropianin e vitit tjetër. Të premten mbrëma, Belgjika ka triumfuar 3:2 në udhëtim ndaj Austrisë, në ndeshjen e Grupit F të eliminatoreve për “Euro 2021”.

Me këtë fitore, Belgjika është e para në tabelë me 16 pikë, tri më shumë se Austria që renditet e dyta.

Sulmuesi Dodi Lukebakio shënoi dy gola në këtë triumf të Belgjikës, ndërsa golin e tretë e realizoi Romelu Lukaku. Lukebakio realizoi në minutën e 12-të dhe 55-të, ndërsa Lukaku në minutën e 58-të.

Për Austrinë, realizoi Konrad Laimer në minutën e 73-të dhe Marcel Sabitzer në minutën e 84-të.

Belgjika, e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi Amadou Onana u përjashtua në minutën e 78-të pasi mori kartonin e dytë të verdhë.