Pas Belgjikës, edhe Austria ka siguruar kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm nga Grupi F.
Austria, të hënën triumfoi në udhëtim ndaj Azerbajxhanit me rezultatin minimal 1:0. Pjesa e parë e këtij takimi, përfundoi pa gola. Ndërsa, me të filluar pjesa e dytë, Austria zhbllokoi rezultatin dhe siguroj fitoren.
Mesfushori Marcel Sabitzer shënoi nga penalltia në minutën e 48-të për të siguruar fitoren dhe pjesëmarrjen e Austrisë në “Euro 2024”. Me këtë fitore, Austria ka tubuar 16 pikë, sa i ka edhe Belgjika që është në pozitën e parë. Austria ka zhvilluar 7 ndeshje në këtë cikël eliminator, një më shumë se Belgjika. Suedia është e treta në grup me 6 pikë, ndërsa Azerbajxhani mbetet i parafundit me 4 pikë të mbledhura.