Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carrasco ia siguron fitoren Belgjikës

Yannick Carrasco e ka shënuar golin e vetëm të shtunën gjatë ditës, në fitoren e Belgjikës në udhëtim te Azerbajxhani.

Belgët e fituan duelin e Grupit F kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm, për ta mbajtur vendin e parë në grup.

Belgjika është e para me 10 pikë pas katër ndeshjeve, dhe ka goldallim më të mirë se Austria e vendit të dytë, që po ashtu ka 10 pikë.

Azerbajxhani mbetet i fundit me një pikë të fituar pas katër ndeshjeve të luajtura.

Carrasco golin e fitores e shënoi në minutën e 38-të.

Ai e devijoi gjuajtjen e Johan Bakayokos.

Artikuj të ngjashëm