Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bekaj i nderuar që luan për Kosovën

Portieri i Kosovës, Visar Bekaj ka thënë se është nder që ka rastin të luaj për Kosovën.

Bekaj të mërkurën ishte kapiten i Kosovës. Ai luajti titullar te Kosova pas mungesës së portierit të parë, Arijanet Muriq dhe portierit të dytë, Samir Ujkanit. Bekaj është pjesë e Tiranës.

“Është nder për mua të jem pjesë e ekipit të Kosovës. Kam qenë edhe me Guinenë kapiten. E imja është të jap maksimumin në stërvitje, ndërsa vendimi i takon trajnerit. Jetmir Haliti ishte i mirë në mbrojtje, ky më ra në sy. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë. Na rrezikuan vetëm një herë Armenia në pjesën e dytë. Kemi një pjesë e ekipit që mund t’i zëvendësoj lojtarët që kanë qenë”, ka thënë Bekaj.