Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni nis bisedimet për rinovimin me Gnabryn

Bayern Munichu ka nisur bisedimet me Serge Gnabryn për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale e sulmuesit të krahut skadon në vitin 2023. Drejtuesit e klubit gjerman kanë përgatitur ofertën e re për ta bindur Gnabryn të mbetet në klub.

“Bavarezët” do t’i ofrojnë kontratë trevjeçare me rritje të dukshme të pagës.

26-vjeçari këtë edicion në gjashtë ndeshje në Bundesliga ka shënuar tre gola.