Serge Gnabry e ka vazhduar kontratën me Bayern Munichun. Ai do të jetë pjesë e klubit më të madh gjerman deri në vitin 2028.
Lajmi është bërë i ditur nga Bayern Munichu të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGnabry është pjesë e bavarezëve prej vitit 2018 dhe ka luajtur në 24 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.
Futbollisti që u lind në Stuttgart ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tetë asistime.
Në total, 30-vjeçari ka zhvilluar 309 ndeshje për Bayernin, duke shënuar 100 gola dhe duke dhuruar 70 asistime.
“Synimi është që të vazhdoj kështu. Jemi të bashkuar dhe mund të arrijmë gjëra të mëdha. Ndihem rehat te Bayerni, me ekipin, stafin e trajnerëve, gjithë klubin, tifozët, qytetin, ambientin”, ka deklaruar Gnabry pas vazhdimit të kontratës.