Sulmuesi Serge Gnabry thuhet se ka arritur marrëveshje me Bayernin për firmosjen e kontratës së re, që pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji. Gnabry ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023 kurse me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e klubit bavarez deri në verën e vitit 2025.
Te Bayerni janë të kënaqur me paraqitjet e 26-vjeçarit, të cilin duan ta mbajnë edhe për një periudhë më të gjatë në “Allianz Arena".
Gnabry këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime në 16 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat. Reprezentuesi i Gjermanisë është pjesë e Bayernit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Hoffenheimi.