Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gnabry vazhdon kontratën me Bayernin

Serge Gnabry ka vazhduar kontratën me Bayern Munichun. Sulmuesi i krahut ka vendosur të mbesë pjesë e kampionit gjerman.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare. Gnabry ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026 me “bavarezët”.

27-vjeçari është shprehur i lumtur që do të mbetet pjesë e klubit.

“Mendova shumë për atë që dua si lojtar në vitet e ardhshme dhe arrita në përfundimin se dua të qëndroj në Bayern, të fitoj gjithçka përsëri këtu dhe të përjetoj gjëra veçanërisht duke festuar një tjetër titull të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Gnabry.