Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayern Munichu tenton ta bindë Gnabryn

Bayern Munichu po tenton ta bindë Serge Gnabryn ta vazhdojë kontratën. Krerët e klubit gjerman tash e disa kohë janë në bisedime me sulmuesin e krahut për ta bindur të mbetet në skuadër.

Gnabry ka kontratë me “bavarezët” deri në vitin 2023. Ai ka kërkuar pagë më të lartë për të mbetur në Gjermani.

26-vjeçari thuhet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se mund të largohet gjatë verës. Interesim për shërbimet e Gnabryt kanë shprehur Real Madridi, Barcelona, Liverpooli e Manchester Unitedi.

Artikuj të ngjashëm