Sport

Bayerni dhe Dortmundi tashmë kanë vendosur ritmin në Bundesligë

Bayern Muencheni ka bërë një fillim kaq mbresëlënës të sezonit, saqë pakkush presin që Borussia Dortmundi apo ndonjë kundërshtar tjetër të jetë në gjendje ta ndjekin. Dy rivalët janë skuadrat e vetme që kanë mbetur me rekord 100 për qind pas dy ndeshjeve të Bundesligës, ku tashmë zënë vendet që i kishin në fund të sezonit të kaluar – i pari dhe i dyti. Bayerni kryeson për shkak të një diferencë superiore të golave pasi shënoi gjashtë në fitoren e parë në udhëtim tek Eintracht Frankfurti dhe dy të tjerë në fitoren komode të fundjavës së kaluar ndaj Wolfsburgut. Fuqia bavareze viziton Bochumin të dielën, ku shpreson për më shumë stërvitje objektive kundër një skuadre që humbi të dy ndeshjet e para. Dortmundi, i cili po mbështet një përzierje rinie dhe eksperience për sezonin e ri, mposhti rivalët e fortë Bayer Leverkusenin dhe Freiburgun. Skuadra e Edin Terziqit ndeshjen e radhës e luan të shtunën kundër Werder Bremenit të rikthyer këtë sezon në Bundesligë. Bayerni dhe Dortmundi nuk përballen me njëri-tjetrin deri në xhiron e nëntë, saktësisht në fundjavën e 8 tetorit.

Bayern po shkon për një rekord tjetër, titullin e 11 rresht këtë sezon qëkur Dortmundi e fitoi për herën e fundit në vitin 2012. Ish-kapiteni i Bayernit, Lothar Matthaus, nuk parashikon një ndryshim as këtë edicion, pasi e lavdëroi drejtorin sportiv Hasan Salihamixhiqin për një verë të ngjeshur të aktivitetit transferues. Matthaus thotë se Bayerni ka ekip mjaft të fortë për të sfiduar Ligën e Kampionëve.

“Bazuar në paraqitjet që kemi parë deri më tani dhe ndjenjën time të brendshme, mendoj se Bayerni, me këtë ekip dhe këtë frymë, mund të ketë edhe një herë një fjalë të rëndësishme kur bëhet fjalë për fitimin e trofeut më të rëndësishëm evropian në nivel klubesh”, tha Matthaus.

Bayerni pa golashënuesin më të mirë Robert Lewandowski të largohej për në Barcelonë, por solli yllin e Senegalit, Sadio Mane, mbrojtësin holandez Matthijs de Ligt, yjet e Ajaxit, Noussair Mazraoui dhe Ryan Gravenberch dhe talentin francez Mathys Tel. Franz Beckenbauer, një tjetër ish-kapiten i Bayernit, u përpoq t’i mbante emocionet e tij pasi pa ndeshjen hapëse të Bayernit në Frankfurt.

“Unë do të ndaloj urimet për titullin. Por unë nuk e kisha parë një dëshirë të tillë, një performancë të tillë për një kohë të gjatë”, tha Beckenbauer.

Dortmundi është i fokusuar te skuadra dhe rezultatet e veta. Drejtori sportiv, Sebastian Kehl, tha se kishte parë ndeshjen hapëse të Bayernit në Frankfurt, por se kjo kishte shkaktuar “pak emocion” në familjen e tij. Kehl, i cili mori drejtimin nga paraardhësi Michael Zorc pas sezonit të kaluar, ka mbikëqyrur një tjetër verë rindërtimi në Dortmund. Golashënuesi më i mirë Erling Haaland është zhdukur, i zëvendësuar fillimisht nga Sebastien Halleri i Ajaxit, pastaj Anthony Modeste i transferuar nga Koelni.

Dortmundi gjithashtu transferoi sulmuesin gjerman Karim Adeyemi dhe shokët e tij te Përfaqësuesja e Gjermanisë, Niko Schlotterbeck dhe Niklas Suele për mbrojtjen. Por lojtarët ekzistues si Marco Reus, Jude Bellingham dhe të rinjtë Youssoufa Moukoko dhe Jamie Bynoe-Gittens janë po aq të rëndësishëm. Moukoko dhe Bynoe-Gittens të dy shënuan në fitoren e Dortmundit në Freiburg javën e kaluar dhe Dortmundi zgjati kontratën e 18-vjeçarit Bynoe-Gittens të martën. Edin Terziq është rikthyer në trajner të skuadrës pas periudhës së paqëndrueshme të Marco Roses në krye të ekipit sezonin e kaluar. Terziq udhëhoqi Dortmundin drejt Kupës së Gjermanisë në periudhën e tij të parë në vitin 2021. Pas fitores të së premtes së kaluar në Freiburg, ai është gjithashtu trajneri i parë i Dortmundit që fiton nëntë ndeshje radhazi.